KOSOVË

Digjet një tjetër veturë në veri

Një veturë me targa të Serbisë është djegur në Leposaviq.

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se vetura kishte qenë e parkuar afër banesës së pronarit.

Policia ishte informuar për një rast zjarri në orët e mëngjesit.

Elshani ka thënë se nuk ka ndonjë të dyshuar dhe se nuk dihet motivi.

Muajin e kaluar disa raste të njëpasnjëshme të djegieve të veturave kanë ndodhur. Megjithatë shumica kanë qenë me targa RKS./koha.net

Banner

Related posts

Kosova shpall 14 prillin Ditë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

admin

PDK i quan fushatë përndjekjeje aksionet e Speciales, kërkon që të ndalen

Gjyla Halili

Në Kosovë trupat e KFOR-it shmangën një masakër, thotë Ristuccia

admin

Leave a Comment