SHOWBIZ

Albina dhe familja Kelmendi sonte performojnë në finale të “Eurovision”

Banner

Pas një performance që i dhuroi skenës magjike të “Eurovision” ngjyrat kuq e zi, Albina dhe familja Kelmendi qenë të parët e gjysëmfinales së natës së dytë që u kualifikuan për në finale.

Finalja do zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar. Përfaqësusesit e Shqipërisë do performojnë të dhjetit në renditje.

“Nuk mundem ta përshkruaj emocionin që e kemi përjetuar mbrëmë. Ne kemi punuar shumë për t’i gëzuar këto rezultate, kështu që jemi të lumtur edhe për gjithë mbështetjen e shqiptarëve që na kanë dhënë. Votat e njerëzve që na deshën, na dërguan në finale e na bënë të përjetojmë këtë ndjenjë të madhe”.

Kështu ka thënë në një lidhje telefonike për “DUK’AT” në Radio Dukagjini, këngëtarja e cila së bashku me familjen po e përfaqëson Shqipërinë në garën e këngës “Eurovision”, në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar.

Një familje prej pesë antarësh të shoqëruar nën tingujt e “Duje” në skenën magjike të “Eurovision”, qenë të parët të kualifikuar për në finalen e kësaj gare, mbrëmjen e së enjtes. E kombinuar mjeshtërisht me vokalin, ngjyrat kuq e zi të skenës dhe simbolet shqiptare, Albina dhe familja Kelmendi dhuruan një spektakël të paharrueshëm.

Pritjet janë se Albina dhe familja Kelmendi do të vazhdojnë të shkëlqejnë në fazën finale, duke përfaqësuar me krenari muzikën shqiptare dhe duke shënuar suksesin e tyre në garën prestigjioze të Eurovisionit 2023.

Banner

Related posts

Elon Musk merr lejen për të testuar çipin në trurin e njerëzve

admin

Frutat dhe perimet e kuqe për zemrën, gjakun dhe trurin

admin

Sulmi terrorist ndaj Top Channel, Arbana Osmani: Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjen e Palit, sot jemi vrarë të gjithë nga pak

admin

Leave a Comment