SHQIPËRI

Një ditë para zgjedhjeve tentuan të blinin vota me pako ushqimore, arrestohen 3 punëtorë të Bashkisë

Policia ka arrestuar 3 punonjësit e Bashkisë Shkodër, të cilët u kapën ditën e djeshme duke transportuar qese me ushqime me furgonin e Drejtorisë Arsimore, për t’i shpërndarë për përfitime elektorale.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se personat e arrestuar janë E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore; P. D., 49 vjeç me detyrë Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore; si dhe M. V., 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, në bashkinë Shkodër.

Po ashtu, është shpallur në kërkim porositësi i pakove ushqimore, shtetasi A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër.

Shërbimet e policore, bazuar në inteligjencën informative, kanë bërë të mundur ditën e djeshme shoqërimin e 3 punonjësve të bashkisë Shkodër, pasi u kapën në unazën perëndimore të qytetit duke  transportuar një furgon, me 50 pako me ushqime.

Në përfundim të veprimeve procedural, 3 punonjësit u arrestuan për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Sakaq, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Banner

Related posts

Vuçiq jep dorëheqje nga SNS, thotë se do të formojë subjekt të ri

admin

Çfarë dihet për financimin e MEK-ut?

admin

Shqiptari i “tmerron” vajzat, zhvishet i tëri sapo i sheh në park

admin

Leave a Comment