AKTUALE

Matura shtetërore duhet të mbahet në afatin e paraparë

Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme përkujton se mbajtja e maturës shtetërore është obligim ligjor dhe që këtej, siç theksojnë, shteti ka obligim ta zbatojë në afatin e paraparë ligjor.

“E drejta e grevës gjithsesi se është e garantuar me kushtetutë, por e drejta e arsimit njëjte është pjesë e Kushtetutës. Ligji për shkolla të mesme e konsideron mbajtjen e provimit të maturës në fund të çdo viti shkollor për detyrë të institucioneve. Siç thamë edhe më parë, nëse nuk mbahet matura shtetërore, do të krijohen probleme të mëdha për këtë gjeneratë të maturantëve të cilët planifikojnë të studiojnë në arsimin e lartë. Mosmbajtja e mundshme e maturës shtetërore më së shumti do t’i dëmtojë maturantët të cilët planifikojnë të studiojnë jashtë vendit, ndërsa sipas analizave tona ky numër është 12 për qind nga secila gjeneratë. Mu për këtë arsye e përkujtojmë opinionin për angazhimin tonë në muajin mars për adaptim adekuat të maturës shtetërore në interes të të gjithë nxënësve të shkollave të mesme dhe e përsërisim thirrjen tonë që të rriturit të mos e sjellin në pikëpyetje të ardhmen e këtyre maturantëve”, thekson në kumtesë Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme.

Lidhja i njofton maturantët dhe tërë opinionin se, sipas informatave me të cilat disponon, me siguri do të ketë sukses në përpjekjen që provimi i parë ekstern të mbahet më 27 maj, siç është planifikuar.

“Lidhja e përshëndetë këtë. Apelojmë për maturi dhe seriozitet dhe u bëjmë thirrje kompetentëve që maturën shtetërore ta mbajnë në afatet tashmë të caktuara”, theksojnë nga Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme.

Related posts

Matura shtetërore do të mbahet më 27 maj

admin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar për ngushëllime familjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Iljaz Ademit nga fshati Sellcë i Komunës së Tetovës.

Gjyla Halili

Ndëron jetë komandanti i Uçk-së Izahir Samiu-BACI

Sonte ka ndëruar jetë ish komandanti i UÇK-së, Izair Samiu-BACI.

Gjyla Halili

Leave a Comment