SHQIPËRI

20-vjeçari që kreu vrasjen masive në Serbi tregon motivin, “më tallnin, babanë ma quanin kriminel”

20-vjeçari i cili vra tetë persona dhe plagosi 15 në Serbi javën e kaluar, u ka treguar hetuesve motivin për veprimin e tij.

Ai dyshohet se ka kryer vrasjet pasi ka vuajtur dhunë në shkollë fillore. Ai ka thënë se edhe banorët e zonës e tallnin dhe se po komplotonin kundër tij.

Urosh Blaziq kishte pasur kontakt me armë edhe më parë. Siç ka shkruar Blic, në vitin 2021 ai gjeti një kallashnikov dhe një pistoletë në papafingon e shtëpisë. Ai shpesh shkonte në poligon qitjeje dhe dyshohet se praktikonte gjuajtjen me armë në bodrumin e shtëpisë së tij. Ai ka thënë se qëllonte mbi një thes me rërë. Babai i tij, Radisha Blaziq, është nënkolonel i ushtrisë serbe, dhe është arrestuar edhe ai pas krimit të të birit.

Gjatë kontrollimit të objekteve ku ka qëndruar i dyshuari, janë gjetur qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, gëzhoja municioni, një pistoletë dhe një revole. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe vendosje të mjeteve shpërthyese në treg.

Edhe pse banorët e fshatit ku kreu krimin thonë se e njihnin Blaziqin vetëm sipërfaqësisht, ai insiston në një histori tjetër.

“Jam ndier i tallur. Banorët po bënin komplot kundër meje”, ka thënë ai.

Ai tregoi se si banorët gjoja kanë thënë gjëra të këqija për babanë e tij, përfshirë atë se ishte një kriminel.

Duke kujtuar shkollën fillore, tha se fëmijët e tallnin sepse e kishte lëkurën më të errët dhe nuk donin të rrinin me të.

Blaziq ka shtuar se donte “ta frikësonte fshatin”.

Related posts

Zgjedhjet lokale/ PD rrezikon regjistrimin për shkak të gjyqit

admin

Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’, e shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota

admin

Dita e dytë e vizitës zyrtare në Japoni, Rama takon drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë

admin

Leave a Comment