AKTUALE

Raporti “Pasqyra e Qeverisë”: Gati për dy të tretat e propozim-ligjeve nuk ka proces konsultimi me ENER

Në vitin 2022 gjithsej 37 për qind e propozim-ligjeve të miratuara të Qeverisë dhe të dorëzuara në Kuvend janë publikuar në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të Rregulloreve – ENER, tregon raporti “Pasqyra e Qeverisë”, për vitin e kaluar, i përgatitur nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Qendra e Resurseve Civile (QRC), të cilët e ndjekin dhe analizojnë ENER-in.

Me Raportin konstatohet gjendja e përkeqësuar në krahasim me vitet paraprake (41 për qind në vitin 2021 dhe 49,6 për qind në vitin 2019).

“Ministritë nuk e publikojnë pjesën  më të madhe të propozim-ligjeve të ENER. Në vitin 2022 Qeveria ka dorëzuar gjithsej 65 propozim-ligje në Kuvend për të cilët kishin obligim t’i dorëzojnë në ENER. Për 24 prej tyre (37 për qind) paraprakisht ishte publikuar teksti i projekt-ligjit të ENER. Për shkak të kësaj, opinionit i është shkurtuar mundësia të informohet për përmbajtjen e propozim-ligjeve. Sa i përket periudhës minimale për komentim prej 20 ditësh, është respektuar nga ministritë për të gjitha 24 propozim-ligjet”, theksojnë nga QMBN dhe QRC.

Në raport konstatohet se është ulur edhe interesimi i opinionit për komentimin e ENER. Qytetarët minimalisht e shfrytëzojnë ENER-in për t’i treguar mendimet e tyre për propozim zgjidhjet ligjore në fazën e hershme të përgatitjes.

Janë postuar 112 komente për 23 nga gjithsej 39 propozim-ligje të publikuara në ENER gjatë vitit 2022. Më së shumti komente, gjithsej 18, u lanë për Projektligjin për Infrastrukturën Kritike. Janë 11 komente për ndryshimet dhe shtesat në projektligjet për Kodin Penal, për sigurinë ushqimore dhe për tokën bujqësore. Pyetje për një analizë më të thellë është nëse arsyeja e uljes së interesit të qytetarëve është rezultat i mungesës së reagimeve nga ministritë ndaj komenteve të qytetarëve. Gjatë periudhës së monitorimit, ministritë publikuan 36 përgjigje për ENER ndaj gjithsej 112 komenteve (32 përqind) nga qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile. Më shumë se gjysma e përgjigjeve të dhëna nga ministritë (28) janë dhënë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave për pesë projektligjet e paraqitura në ENER nga kjo ministri”, theksojnë QMBN dhe QRC.

Shqetësuese janë edhe rezultatet që tregojnë anashkalimin e procesit konsultativ përmes përzgjedhjes së propozuesve. Gjithsej 86 nga 191 ligjet e propozuara (45 për qind) janë propozuar nga deputetët.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk zbaton proces konsultativ për propozim-ligjet të cilat janë në propozim të deputetëve dhe propozuesve të autorizuar të ligjeve. Pra, për një përqindje të konsiderueshme të projektligjeve, konsultimi me palët e interesuara është i pamundur dhe ato i nënshtrohen ekskluzivisht procedurës legjislative për miratimin e ligjeve. Duke pasur parasysh këtë, ligjet që janë thelbësore për mjedisin ligjor mund të miratohen pa u konsultuar me publikun”, theksojnë QMBN dhe QRC.

QMBN tashmë 10 vjet e ndjek sinqeritetin e proceseve të gatishmërisë së ligjeve. Përgatitja e këtij Raporti është pjesë e projektit “BE mbështetje për Qendrën e Resurseve Civile – faza 2”, e cila është financuar nga Bashkimi Evropian.

Përveç raporteve vjetore, rishikimet javore dhe mujore publikohen rregullisht.

“Qëllimi është të përmirësohet informimi te qytetarët dhe organizatat civile dhe të nxiten të marrin pjesë në fazat e hershme të përgatitjes së ligjeve”, thonë nga QMBN.

Related posts

Ahmeti: Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera

Gjyla Halili

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ushtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj

admin

Mexhiti: Zgjedhjet e brendshme në BDI janë të kurdisura nga Ali Ahmeti, nuk do t’i njohim!

admin

Leave a Comment