KOSOVË

Pse Kosova insiston në modelin kroat për Asociacionin? Përgjigjet Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në emisionin “Click” në RTV21 i pyetur se pse qeveria insiston në modelin kroat për Asociacionin, tha se arsyeja është se në Kroaci serbët janë shkëlqyeshëm të integruar.

“Janë të integruar, i menaxhojnë interesat e tyre, i kanë shkollat e tyre, i kanë kurrikulumet e tyre i kanë të gjitha, kanë të drejta me hap media e të gjitha ato edhe kanë respekt për shtetin kroat, ky model na pëlqen më së shumti ky është model evropian”, tha ai duke shtuar se nëse nuk do të respektoheshin të drejtat e serbëve nuk do të mund të hynte në BE.

Për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, Qeveria thotë se do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti “draft-vizionin” e tij për këtë qëllim gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.

Draft-vizioni erdhi si përgjigje ndaj një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Kurti e refuzoi, duke thënë se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./21Media

Related posts

Tadiq: Vuçiq e ka humbur Kosovën, propozimin franko-gjerman nuk do e nënshkruaja

admin

Presidenti i Serbisë takohet me ambasadorët e QUINT-it, pritet të ketë takim edhe me ambasadorin e Rusisë

admin

Kidnapimi i policëve të Kosovës nga Serbia, Albin Kurti jep detaje nga rasti

admin

Leave a Comment