SHOWBIZ

Shtetet e forta na shohin si konkurrent

Nesër do të zhvillohet nata e dytë e Eurovizion Song Contest 2023 ku do të marrë pjesë këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” e cila do të përfaqësojë Shqipërinë.

Albina në lidhje me Skype në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH 1 komenton mirëpritjen që i është bërë këto ditë në Liverpool, pritshmëritë që kanë për në finale por edhe emocionet.

Sot kemi pasur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër. Fal meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrent. Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët” thotë Albina.

Prej 11 vitesh në komentimin dhe dhënieve të pikëve të festivalit në RTSH, edhe këtë vit do të jetë gazetari Andri Xhahu.

I ftuar në “Ditë pas Dite”, Xhahu do të ndajë emocionet që e shoqërojnë në këtë event. Xhahu shtoi se dëshiron të thyej rekordin si komentatori që prezanton festivalin europian të këngës prej vitesh.

Pas 11 viteve komentim në Eurovision Song Contes por edhe për kënaqësi ende nuk e kam kuptuar mekanizmin. Kënga “Duje” ka emocione shumë të veçanta. Mesazhi është shumë i fortë, është një këngë që flet për familjen. Është gjetje që një familje e tërë do të performojë në skenë. Votimi këtë vit do të bëhet 100% nga publiku nuk ka juri. Nata e konkurrimit do të votohet edhe nga pjesa tjetër e botës. Duke u regjistruar tek faqja zyrtare e Eurovision Song Contest dhe mund të votoni deri në 20 herë” thotë Xhahu.

Si element që mund të çojnë këngën “Duje” në finale, Xhahu shikon vokalin, mesazhin e këngës që flet plot energji për dashurinë në familje dhe motivet identifikuese të këngës që përfaqësojnë Shqipërinë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj rreth orës 22:22 me orën lokale (ose në orën 21:22 në Angli).  Për të gjithë shqiptaret që do të votojnë jashtë Shqipërisë do të mund të votojnë me kodin Vote 14 brenda 15 minutave.

Related posts

Kur do të finalizohet show më i ndjekur? Zbulohet data e finales së madhe të BBV

admin

Habit babai i Deas: Olta Gixhari fituesja morale, u tregua më burrë se burrat

admin

Kristi thotë se marrëdhënia me Keisin është e mbyllur

admin

Leave a Comment