AKTUALE

Dita e Evropës solli në Ohër shkëlqimin e Ansamblit shqiptar të RMV

Banner

Të martën Ohri ishte nikoqir i konferencës së  50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, ku përpos punonjësve të sektorit të sigurisë nga Maqedonia e Veriut morën pjesë edhe drejtoritë e policive rajonale  ndërkombëtare.

Ky aktivitet përkon me 9 Majin –  Ditën e Evropës dhe me shënimin e 30 vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në organizaten më të madhe ndërkombëtare të sigurisë – INTERPOL.

Të pranishëm ishin kryeparlamentari Talat Xhaferi, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe kryetari i INTERPOL-it Аhmed Naser Al – Raisi.

Në përmbylljen cermoniale të kësaj konfernce, u organizua edhe një program i pasur kulturor-artistik, ku Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe i MV shkëlqeu me një performansë të zgjedhur, që la përshtypje të jashtëzakonshme tek publiku, sidomos tek mysafirët e huaj.

Përpos Ansamblit Shqiptar, me disa pika artistike u paraqit edhe Ansambli maqedonas “Tanec” nga Shkupi.

Mbresat që u krijuan në publik lidhen me paraqitjen dinjitoze të trupës artistike të Ansamblit shqiptar, ku shquhej vallja karakteristike e përpunuar e  Kërçovës dhe „Malësorja“ si dhe  këndimi i dy solistëve Salajdin Miftari e Jetmir Rexhepi.

Kolorit ynë autentik muzikor, loja elegante e valltarëve dhe dramaciteti  i vet valleve, përbënin mizanskenat më pikante që bënë për vete publikun ndërkombëtar, i cili  nuk i kurseu edhe duratroktitjet frenetike.

Ansambli shqiptar tash më ka krijuar identitetin e vet artistik e professional, kurse paraqitja e mbrëmshme në Ohër konfirmoi arritjet e deritanishme që me dinjitetet përfaqësojnë vlerat tona edhe në ngjarje me karakter ndërkombëtar, siç ishte organizimi i konferencës së  50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it në Ohër.

Banner

Related posts

Veteranët paralajmërojnë masa, pas votimit të pagës minimale

admin

Agron Dedivanaj ua uron Pashkët të gjithë shqiptarëve të besimit katolik!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në akademinë përkujtimore të Komandant Gani Imeri

Gjyla Halili

Leave a Comment