Kampionatit gjerman i futbollit, Bundesliga ka hyrë në fazën e tij më “të nxehtë” të sezonit, teksa vetëm 3 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Bayern Munich i vendit të parë është vetëm 1 pikë larg Borussia Dortmund të vendit të 2-të, në një garë “kokë më kokë”, deri në fund për titullin kampion.
Mendimin e tij për fituesin e këtij edicioni të Bundesliga e ka dhënë dhe ish-“bomberi” i Bayern dhe Borussia Dortmund, Robert Lewandowski, i cili në gjatë një interviste është shprehur se dëshira e tij do të jetë gjithmonë suksesi i “bavarezëve”.
“Nëse njëra skuadër gabon, tjetra do të fitojë kampionatin. Mendoj se Bayerni është në rrugën e duhur për të dalë kampion dhe është shumë e rëndësishme për Bundesliga-n që të jetë “e pasigurt”, por pavarësisht, mendoj se Bayerni ka një shans më të madh.
Kam dëgjuar që njerëzit thonë se do të ishte më mirë nëse Borussia fitonte kampionatin, por unë jam gjithmonë për Bayernin dhe shpresoj që ata të fitojnë. Kam kaluar 8 vjet në atë klub dhe jam mirënjohës për gjithçka që kam kaluar me atë ekip. Ne fituam shumë trofe dhe nuk do ta harroj kurrë këtë”,- u shpreh “bomberi” polak gjatë intervistës.
Ndërkaq, kujtojmë se më herë në karrierën e tij, Lewandowski ka luajtur për të dyja ekipet, ku fillimisht u aktivizua te Borussia Dortmund e pas “shpërthimit” të tij te “verdhezinjtë” u transferua te Bayern Munich.
Me “bavarezët” Lewa shënoi plot 344 gola në 375 ndeshje përgjatë 8 sezoneve, ku në 2 sezonet e fundit me fanellën e “të kuqve”, polaku u shpall golashënuesi më i mirë në Evropë, fitues i Këpucës së Artë, lojtari më i mirë në botë nga FIFA, si dhe arriti të thyejë rekordin e Gerd Muller, duke shënuar 41 gola në vetëm 29 ndeshje në sezonin 2020/2021..
/BotaSot/