SHQIPËRI

Edi Rama flet për publikimin e fotove nudo në plazh

Në një intervistë me Grida Dumën në “Top Story” në Top Channel, Edi Rama u ndal edhe te një nga momentet më të përfolura gjatë karrierës së tij politike – publikimi i fotove nudo në vitin 2007, para fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit.

Rama rrëfeu se e kishte lënë kutinë me fotografi në bagazhin e makinës, pasi asokohe ishte shumë i pavëmendshëm dhe i shkujdesur. Një ditë, i ra telefoni dhe dikush e shantazhoi.

“Një ditë të bukur më bie telefoni dhe e ngrita. Dikush me një zë shqetësues më tha: ‘Shiko, duhet të bëhesh gati të paguash se ke dhe fushatën përpara’. Nuk po e kuptoja se çfarë po thoshte. E pyeta se kush ishte dhe më tha: ‘Do e kuptosh, por përgatitu të paguash mirë’,” tregoi ai.

Në vijim, kryeministri shtoi se personi që e shantazhoi fillimisht, e telefonoi sërish pas 10 ditësh për t’i thënë se “do të tmerrohen gratë e gjithë gocat e gjithë familjet e këtij vendi.”

“Pata një flash që janë fotot. I kërkova dhe nuk i gjeta dhe makina kishte shkuar në një vend dhe aty gjërat kishin humbur. Kështu e kisha një përgatitje. Kur erdhën fotografitë në zarf në zyrë, u thashë që ‘nuk paguaj gjë, bëni çfarë të doni’. Nuk bëhej fjalë të paguaja se s’kisha bërë gjë,” shtoi në vijim.

“E ndava mendjen që duhej të përballohesha më të vërtetën. Më vinte plasja të fshihja këtë gjë. Isha në një plazh nudist me të dashurën time. Kam qenë njeri i lirë, nuk e lashë fushatën në mes për të ikur atje. Kam pasur gjithmonë besim te shqiptarët, sepse janë të mprehtë edhe për gjëra të caktuara që mund të diskutojnë njerëzit dhe e kanë të fortë instiktin se kush ka të drejtë. Në këtë pikë thoja: ‘Çfarë është kjo në fund të ditës?’

Në përfundim të rrëfimit, Rama theksoi se asokohe, realizoi një takim me disa të rinj, me të cilët u tregua i sinqertë dhe nuk tha se fotot ishin montazh. “Unë u thashë se kishin nxjerrë disa foto të miat që i kam bërë me të dashurën atje dhe ata mendojnë se duke u futur te jeta ime private, më dëmtojnë. Ata të gjithë shpërthyen në duartrokitje dhe kur po dilja, ishte një nga këta tipikët dhe më tha ‘Je i madh, se e kisha ndarë mendjen, por desha të dëgjoj çfarë do të thoje dhe po të kishe thënë që është montazh, do e kishe harruar votën time’’, u shpreh ai.

“Unë mendoj se shqiptarët janë shumë të mprehtë e të adaptueshëm,” përfundoi Rama.

Related posts

Dalin pamjet e para të serbëve që hapen tunelin për në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

admin

Ndërron jetë akademiku i njohur

admin

Veliaj me përfaqësues të shoqatave të hotelerisë: 2022, viti i turizmit dhe investimeve të mëdha

admin

Leave a Comment