AKTUALE

Mickoski: Sa më gjatë të jetë në pushtet BDI dhe LSDM aq më pak popull do të ketë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tribunë partiake kishte fjalë të ashpra kundër BDI-së.

“Për 22 vite BDI është në pushtet. 22 vite ata nuk jetojnë për shqiptarët, por jetojnë nga ana. Duke ndërtuar karriera të rreme dhe mit të rremë. Sa më gjatë të jetë BDI dhe LSDM në pushtet, aq më pak popull do të ketë”, u shpreh Mickoski.

Sipas tij, BDI pas 22 viteve në pushtet me të gjitha aferat dhe skandalet duhet të shkojë në opozitë.

“Për 22 vite, BDI është pjesë e gjitha aferave dhe skandaleve. Pikërisht nga këtu jap mesazh të qartë nga Tetova jonë e përbashkët, nga populli për BDI-në. Mjaft është. Mjaft vodhët, është koha për pension dhe opozitë”, u shpreh Mickoski.

Mickoski po ashtu përmendu edhe fabrikën e automjeteve që vjet qeveria e paralajmëroi e që tani nuk është e ndërtuar dhe ujtin jo të pishëm në Tetovë.

Banner

Related posts

‘Rama dhe Balluku hajdutë’, banorja e Burxullës: Qeveri e kryeministër më të poshtër nuk besoj se ka në gjithë botën

admin

Diskoteka ORA sjell spektaklin më të madh shqiptar në Detroit/ Dy yje, një skenë: Asim Gashi & Leonora Jakupi

Gjyla Halili

VATRA PROMOVON LIBRIN “NEOSHQIPTARIZMI” TË ARIAN GALDINIT MË 3 MAJ 2025

Gjyla Halili

Leave a Comment