Lojërat Olimpike “Paris 2024” deri më tani po shkojnë mjaft mirë për sa i përket shitjes së biletave.
Sipas Etienne Thobois, njeriut që menaxhon këtë Olimpiadë, deri më tani janë shitur 3.3 milionë bileta. Ndërkohë që, objektivi i organizatorëve është arritja e kuotës së 13 milionë biletave të shitura deri në verën e vitit 2024, kur zhvillohet ky event olimpik.
Biletat janë të shitur të gjitha në platformat digjitale dhe 2/3 e tyre janë blerë nga francezët.
Ka gjasa që mes personave që kanë siguruar biletën të kenë edhe rusë, duke qenë se shitja është e lirë. Biletat janë shitur deri më tani në 158 vende të ndryshme të botës.
Çmimi më i lirë i një bilete është 24 euro, por ka edhe bileta të shtrenjta.
Sipas Thobois, biletat për ceremoninë e hapjes mund të shkojnë deri në 2700 euro, ndërsa ato të finales së 100 metrave apo të garave finale në basketboll e not mund të shiten edhe 940 euro.
Gjithsesi, fakti që janë shitur 3.3 milionë bileta që tani, 15 muaj para fillimit të Olimpiadës, tregon për interesimin e madh që kanë njerëzit.
/BotaSot/
The post Interesim i jashtëzakonshëm appeared first on Kreu.