SHOWBIZ

Rita Ora sonte pushton skenën e “Eurovisionit”

Gara e sivjetme për këngën më të mirë, “Eurovision”, do të jetë një ngjarje e madhe dhe argëtuese, me yllin botëror të muzikës pop, Rita Ora.

E freskën pas rikthimit nga New Yorku ku së bashku me bashkëshortin, Taika Waititi, e ndoqën ngjarjen prestigjioze të modës “Met Gala”, këngëtarja me prejardhje kosovare do të jetë në mesin e artistëve që performojnë si mysafirë special në gjysmëfinalen e parë, e cila mbahet sonte në Liverpool.

Në skenë ajo do ta interpretojë këngën e lansuar së fundmi, “Praising You”, dhe tashmë janë publikuar fotografitë e parë nga provat gjenerale të performancës. Rita shfaqet e veshur me një korse dhe pantallona të shkurtra të zeza, të kombinuara me dorashka deri në bërryl, gete dhe çizme të zeza. Këngëtarja 32-vjeçare po ashtu shoqërohet në skenë nga disa valltarë.

Kujtojmë se para 13-vjetëve, Ora kishte refuzuar mundësinë për ta përfaqësuar Britaninë e Madhe në “Eurovision”. Pas audicionit për ta përfaqësuar kombin, ajo u përzgjodh për garën evropiane të këngës por pak kohë pas këtij triumfi, vendosi të tërhiqej nga gara.

“E bëra sepse mendova se ishte një mundësi për të kënduar, por më pas ndjeva brenda vetes se nuk ishte mundësia e duhur për mua”, kishte thënë Ora.

Përveç Rita Orës, në skenën e “Eurovision 2023” do të performojë edhe ylli i shout “The X Factor”, Rebecca Ferguson dhe këngëtarja ukrainase, Alyosha, e cila e kishte përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision” në vitin 2010.

Related posts

Efektet pozitive të kajsive në shëndetin tonë

admin

Gratë koreano-veriore që kanë emrin e njëjtë me bijën e liderit Kim Jong-un, urdhërohen ta ndryshojnë (fotot)

admin

Foto/ Drake ‘tallet’ me Kanye West, artisti vendos zërin e Kim Kardashian në këngën e tij të re

admin

Leave a Comment