SHQIPËRI

200 euro gjobë për ata që ecin rrugëve me bikini në këtë vend turistik

Turistët dhe banorët që ecin rrugëve në zonën e qytetit të Budvës në Mal të Zi me rroba plazhi do të gjobiten me 200 euro.

Kjo është përcaktuar në Vendimin për Rendin Komunal, i miratuar në seancën e Kuvendit të Komunës së Budvës dhe i publikuar në Gazetën Zyrtare në fund të muajit prill, shkruajnë mediat në Mal të Zi, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, gjobat janë më rigoroze krahasuar me sanksionet e parashikuara në vendimin e mëparshëm.

Me miratimin e këtij vendimi në parlamentin vendor, Budva i është bashkuar Splitit dhe Dubrovnikut, të cilët kanë vendosur gjoba për turistët e veshur ‘në mënyrë të pahijshme’.

Banner

Related posts

Greqia ka një përgjigje për Serbinë: Abstenuam në KiE sepse ju premtuat se s’do ta bllokoni Kosovën

admin

Ish-këshilltari i presidentit Obama: Kosova është në udhëkryq, Serbia ka elementë të përbashkët me Rusinë

admin

Gjukanoviq për Abazoviqin: E vetmja e mirë e tij është se është shqiptar

admin

Leave a Comment