AKTUALE

Makinat elektrike, luks i shtrenjtë për Maqedoninë e Veriut

Pak njerëz në Maqedoninë e Veriut mund të përballojnë financiarisht një automjet elektrik, por kjo nuk i ndaloi turmat që të dynden në ekspozitën e parë të makinave elektrike në vend, të mbajtur në East Gate Mall, në Shkup, në tetor të vitit të kaluar. 

Maqedonia e Veriut së shpejti do të fillojë prodhimin e një makine të plotë elektrike në fabrikën gjermane Next.e.GO Mobile, në qytetin e Tetovës. Fabrika është në ndërtim e sipër, dhe tashmë ka disa fabrika që prodhojnë pjesë këmbimi makinash. Megjithatë, shumica e popullsisë maqedonase ka makina të vjetra dhe ndotëse, të importuara nga Europa Perëndimore. 

Edhe pse shpresohet se automjetet elektrike do të jenë më të pranishme në të ardhmen, tani për tani, makinat elektrike janë shumë të shtrenjta për një maqedonas të zakonshëm, i cili fiton një pagë mesatare mujore pak më shumë se 500 euro. Një model Tesla 3 Dual Motor AWD, i prodhuar në vitin 2019, me kilometrazh 22,000 km, kushton 58,900 euro. 

Sipas një raporti të shtatorit 2022, nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), makinat elektrike po “bëhen gjithnjë e më popullore”. IEA vlerëson se 13% e makinave të reja të shitura në vitin 2022, do të jenë elektrike, pas shitjeve të larta rekord në vitin 2021, pavarësisht pengesave në zinxhirin e furnizimit dhe pandemisë COVID-19. 

Megjithatë, shitjet e automjeteve elektrike në rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore, mbeten relativisht të ulëta në krahasim me shtetet më të pasura në Europën Perëndimore, SHBA dhe Kinë, dhe shitjet në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, janë edhe më të ulëta.

Related posts

Blerim Bexheti në iftarin tradicional të ShKA ” Shqiponja” Saraj

Gjyla Halili

Shqiptohen 140 masa në Shkup, 39 për tejkalim të shpejtësisë

admin

Ndryshimi që S’VLEN, VMRO vazhdon me deshqiptarizimin e federatave sportive

Gjyla Halili

Leave a Comment