AKTUALE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vazhdon vizitën në Uashington

Banner

Në Uashington, Kryeministri Kovacevski do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anton Blinken, përfaqësuesin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Xhonatan Fajner, këshilltari i Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Derek Sholle, deputeti special dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Xhejms Rubin, por edhe me disa senatorë dhe kongresmenë të SHBA-ve, duke përfshirë Debi Dingell, Kris Marfi, Brendan Bojll, Kryeministri Kovaçevski do të ketë takim edhe me anëtarët e bordit të Këshillit Atlantik (Atlantic council).

Si pjesë e vizitës së punës në Uashington, Kryeministri Kovaçevski do të vizitojë Universitetin prestigjioz “Xhons Hopkins” në Uashington, ku pas takimit me dekanin Xhejms Stajnberg, Kryeministri Kovacçvski do të trajtojë dhe do të mbajë ligjëratë për sfidat dhe mundësitë për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugën e tyre evropiane, duke pasur parasysh nevojën për zhvillim të shpejtë të rajonit.

Sipas agjendës, është paraparë edhe takim i Kryeministrit Kovaçevski me përfaqësues të diasporës maqedonase në SHBA.

Banner

Related posts

Haradinaj: Qeveria me veprimet e saj të paligjshme ka çrregulluar sistemin e arsimit

admin

Petrovska nga Brukseli: Politika e Maqedonisë është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të Unionit

admin

Turizmi dhe eksportet rritën çmimet/ Më të prekurit, të moshuarit: Duhet të rriten pensionet

admin

Leave a Comment