SHOWBIZ

“Inteligjenca Artificiale është më e rrezikshme se sa ngrohja globale”, thotë Hinton

Geoffrey Hinton, i njohur si “Kumbari” i Inteligjencës Artificiale, i cili dha dorëheqjen nga Google në fillim të këtij viti ka folur hapur për rreziqet që vijnë nga makinat gjithnjë e më inteligjente.

Hinton, 75 vjeç,  ka paralajmëruar se Inteligjenca Artificiale paraqet një rrezik shumë herë më të madh sesa ngrohja globale.

Nuk do të doja të zhvlerësoja ndryshimin e klimës. Nuk do të doja të thosha, “nuk duhet të shqetësoheni për ndryshimin e klimës”. Ky është gjithashtu një rrezik i madh. Por unë mendoj se kjo mund të jetë më urgjente”, u shpreh profesori i shkencave kompjuterike, shkruan The Telegraph. 

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Hinton tha se “Me ndryshimin e klimës, është shumë e lehtë të rekomandosh atë që duhet të bësh: thjesht ndalon djegien e karbonit. Nëse e bëni këtë, përfundimisht gjërat do të shkojnë mirë. Por për Inteligjecën Artificiale nuk është aspak e qartë se çfarë duhet të bëni.”

Komentet e Hinton, vijnë pak pasi liderët e teknologjisë, përfshirë Sam Altman, shefin e zhvilluesit të ChatGPT OpenAI, si dhe shefat ekzekutivë të Google dhe Microsoft u thirrën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi rreziqet e Inteligjencës Artificiale.

Related posts

Robert Berisha në një romancë të re dashurie!

admin

Shkenca zbulon përse qentë anojnë kokën kur ‘komunikojnë’ me njerëzit (fotot)

admin

Edhe një hit! Publikohet kënga “Kaje” nga Yll Limani dhe Dafina Zeqiri

admin

Leave a Comment