AKTUALE

Izet Mexhiti në komunën e Sopishtës për të dëgjuar hallet, dertet, nevojat dhe sugjerimet e qytetarëve

Udhëheqësi i fraksionit të BDI-së, Izet Mexhiti, ka takuar qytetarët e Sveta Petkës dhe Çiflikut, në komunën e Sopishtës, ku u prit nga kryetari i degës, dy këshilltarët komunalë dhe qytetarët, përkrahës të fraksionit.

Mexhiti ka potencuar se “do të jemi në secilin qytet e fshat e do ti dëgjojmë hallet, dertet, nevojat por edhe gjitha sugjerimet e qytetarëve”.

Postimi i plotë:

Sonte jemi në Sveta Petkë dhe Çiflik, vendbanime këto në Komunën e Sopishtes ku në mesin e bashkëmendimtarëve na pritën kryetari i degës Sopishte Sunaj Latifi dhe këshilltarët komunal Xhevat Nuhiu dhe Bajram Bajrami.
Si në të gjitha vendbanimet që i kemi vizituar deri tash, edhe këtu hasëm në pëkrahje të fuqishme për të gjitha veprimet e deritanishme. Është ky një rrugëtim dhe një lëvizje që e kemi nisur së bashku me popullin dhe me popullin do të ecim deri në fund. Do të jemi në secilin qytet e fshat e do ti dëgjojmë hallet, dertet, nevojat por edhe gjitha sugjerimet e qytetarëve.
Të gjithëve një nga një ju falendoroj nga zemra për përkrahjen e sinqert!

Related posts

Sindikata dorëzon në Kuvend një peticion me pakënaqësitë e policëve

admin

Thirrja e Selës për bashkim për interesat shqiptare, Taravari: Kur të bëjnë ftesën, jemi të gatshëm të bisedojmë

Gjyla Halili

Dush me ujë të nxehtë apo të ftohtë në vapë – Ekspertët japin përgjigjen

admin

Leave a Comment