SHOWBIZ

Hamilton producent i filmit, Brad Pitt do të jetë pilot i vërtetë i një bolidi të Formula 1 gjatë aktrimit

Aktori i famshëm Brad Pitt së shpejti do të hyjë në kabinën e një makine të vërtetë garash për filmin e tij të ardhshëm për “Formula 1” – sipas regjisorit Joseph Kosinski dhe producentit Jerry Bruckheimer.

Gjatë një paneli rreth filmit ende të pa titulluar për garën automobilistike, Kosinski dhe Bruckheimer zbuluan detaje rreth prodhimit të filmit nga Apple Studios me hamshorin hollivudian në rolin kryesor.

Një nga producentët do të jetë edhe shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, raporton Variety. Xhirimet do të zhvillohen në Silverstone, qarku ku zhvillohet Çmimi i Madh i Britanisë.

Moderatori i panelit, Will Buxton, ka theksuar se ekipi i filmit kishte krijuar “kamerën më të vogël 6K të krijuar ndonjëherë për t’i futur shikuesit brenda kabinës”, ku yjet e filmit do të ngasin makina të vërteta garash.

“Kjo është e vërtetë. Brad Pitt do të drejtojë një bolid të Formula 1 nga Silverstone e tutje”, ka shtuar ai.

(Foto: Getty Images)

Lajmin e ka konfirmuar ESPN F1 përmes një postimi në Twitter, ndërsa Variety ka mësuar se Pitt nuk do të garojë kundër pilotëve të tjerë në pistë dhe ka shumë të ngjarë të drejtojë një version të modifikuar të një makine të vogël F2 ose F3.

Buxton tha gjithashtu se makina e garës e përdorur në film ishte projektuar nga Mercedes, ndërsa Hamilton po jep këshilla për historinë dhe skenarin për t’u siguruar që ky të jetë filmi më autentik i garave me makina ndonjëherë.

Sipas përmbledhjes zyrtare të filmit, Pitt luan një pilot që rikthehet nga pensioni për të konkurruar së bashku me një fillestar kundër një prej titanëve të sportit.

Krahas tij luan Damson Idris, ndërsa skenari është shkruar nga Ehren Kruger, bashkëskenarist i “Top Gun: Maverick”.

Producentë janë Hamilton, Kosinski, Bruckheimer dhe Chad Oman nga ‘Jerry Bruckheimer Films’, si edhe kompania e Pitt, Plan B Entertainment. Producenti ekzekutiv është Penny Tow. /Telegrafi

Related posts

Princi Harry kthehet në Londër për “luftën” në Gjykatën e Lartë

admin

Shënojnë rekord historik fluturimet me avion privat në Europë

admin

Pas shumë lidhjesh të dështuara, kisha humbur shpresat se do të gjeja dashurinë e vërtetë

admin

Leave a Comment