KOSOVË

Mandati i Ekipit Menaxhues zgjat deri në përfundim të formimit të Asociacionit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se mandati i Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe zgjat deri në përfundimin e procesit të formimit të Asociacionit.

Më tutje Petkoviq ka thënë se Kuri nuk ka bazë ligjore që të shkarkojë Ekipin Menaxhues.

“Fakti që nuk i pëlqen drafti i Statutit të Asociacionit është problem i tij personal, sepse mandati i Ekipit Menaxhues ekzistues është aktiv dhe i vlefshëm, i konfirmuar në disa raste nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, por edhe nga lart, si dhe nga Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell.Para se Kurti të kontestojë funksionimin e Ekipit Menaxhues, le ta rinovojë materialin dhe le ta rilexojë deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano se ekipi menaxhues nuk mund të zëvendësohet në mënyrë të njëanshme, sepse ata janë pjesë e procesit të dialogut dhe se për ta është ende e vlefshme përbërja e atij ekipi”, tha Petkoviq.

Sipas tij, edhe Borrelli në fjalimin e tij, pas raundit të fundit të dialogut më 2 maj, theksoi se BE-ja do të vazhdojë të ftojë ekipin menaxhues në takime në Bruksel nëse është e nevojshme.

Related posts

Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

admin

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, humb jetën kamerierja

admin

Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës

admin

Leave a Comment