BOTA

Të shtunën promovohet trilogjia e autores Alketa Gashi Fazliu- ” Ato gdhendin dhimbjen”

E SHTUNË, 13 MAJ 2023, 18:00-20:00.
Restaurant „VOTRA“,
Isabelle-de-Montolieu 113, 1010 Lausanne.
Hyrja e lirë për të gjithë të interesuarit.

MBANI LOTËT, KY ËSHTË ÇMIMI I LIRISË!
Rrëfime rrënqethëse, plot dhimbje dhe krenari, të 15 Nënave të dëshmorëve të Kosovës.
Çdo dhimbje “gdhend” por kur është fjala për “gdhendje dhimbjesh” jo vetëm personale por për jetë të flijuara, për kauzë lirie e atdhetare, këto dhimbje janë dhe duhet të hyjnë në “muzeun shpirtëror” të secilit, të gjeneratave në vazhdim, të mos harresës kolektive historike të një populli, që edhe pse përsëriten dhimbshëm, përsëriten në dritën e lirisë tashmë.
Liria pa këto dhimbje nuk do ishte kaq e kjartë dhe kaq e vlertë.
Këto 15 histori dhimbjesh konkrete nënash, i japin edhe më shumë zë, jehonë gjithë dhimbjeve kombëtare.
Simboli i nënave që i kanë gdhendur këto dhimbje, janë monumente shpirtërore-historike, në jetëgjatësinë e dritës së lirisë së merituar, dhe që është vetë Nëna e madhe Kosovë.
“Fati i popujve të vegjël, kalon nëpërmjet dyerve të tragjedive të mëdha”-shkruan Ismail Qemali.
E pra rezistenca e kujtesës në tragjeditë e mëdha, e bëjnë të madh deri në Madhështi, një KOMB si ky i yni.
Ejani të mësojmë historinë nga ato që e shkruan me gjakun e bijve dhe bijave të tyre!

The post Të shtunën promovohet trilogjia e autores Alketa Gashi Fazliu- ” Ato gdhendin dhimbjen” appeared first on Kreu.

Banner

Related posts

Mënyra më e re për të mbrojtur aeroplanët e saj bombardues, Rusia i mbulon me gomat e makinave (Foto)

admin

Shifra tragjike, Kievi: Të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit rus

admin

Sullivan: Bisedime të sinqerta dhe konstruktive me shefin e diplomacisë kineze

admin

Leave a Comment