AKTUALE

MEMORIALI NË FSHATIN SELLCË – SIMBOL I TRIMËRISË SONË

Për të mos u haruar kurrë epopeja e lavdishme e UÇK-së dhe dëshmorët e rënë, veteranët e luftës dhe Sellca heroike ku më 14 mars të vitit 2001 flloi lufta kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni, banorët e fshatit Sellcë vendosën të ngrenë një kompleks memorial në pikën më dominante që duket nga të katër anët, mes fshatrave Sellcë dhe Llacë, te kodra e quajtur “Kluzë”. Prej kësaj pike, luftëtarët trima të UÇK-së godisnin me sukses pozicionet e armikut për ta hequr qafe përgjithmonë zgjedhën shekullore të vënë herë nga njëri pushtues e herë nga tjetri.
Pershkrimi i përmasave të memorialit
Memoriali zë një sipërfaqe prej 3500 m² i rrethuar me mure prej guri në lartësi deri në katër metra(nga ana e poshtme e tij). Konfiguracioni i pjerët i terrenit ka imponuar formën e tij, ose më mirë të themi, vetë vendi e kishte formën nga natyra, vetëm duhej të vishej me gurë. Kompleksi
memorial ka dy hyrje kryesore, njëra nga ana lindore dhe tjetra nga ana perëndimore e tij ndërsa porta e tretë është lënë në anën veri-lindore për t’u lidhur me pjesën kah mund të zgjërohet memoriali. Kompleksi, në shtrirjen vertikale, ka tre nivele të lidhura organikisht me njëri tjetrin duke e bërë atë një tërësi të pandashme. Niveli i poshtëm, nga hyrja lindore, paraqet një sipërfaqe
të pjerët të gjelbëruar prej 700m² ku do të jenë varrezat e dëshmorëve dhe buzë kësaj kalon staza harkore e shtruar me gurë që zë një sipërfaqe prej më se 1000 m² në të cilën mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme skenike. Në anën perëndinmore ndodhet pirgui gurtë që paraqet nivelin e tretë me sipërfaqe prej 200 m² dhe lartësi prej 3m brenda së cilës në majë do të vendoset skulptura e shqiponjës ose ndonjë obelisk deri ku të çojnë dy palë shkallë të gurta në formë harkore, njëra nga perëndimi e tjetra nga lindja. Në faqen veriore të këtij pirgu do të vendoset pllaka përkujtimore
me dimensione rreth 2m x 2m në të cilën do të shkruhen emrat e atyre që na sollën lirinë duke rënë për të mos vdekur kurrë. Në anën e sipërme, gjithnjë në përputhje me konfiguracionin natyror të terrenit ngjitur me platonë, janë bërë shkallaret e gurta në formë anfiteatri të hapur me fokus në platonë qëndrore, në të cilat mund të ulen një numër prej rreth një mijë vizitorësh.

Në lokacionin ku është ngritur memoriali ndodhej burnkeri i famshëm i UÇK-së, kështu, për hir të suksesit të madh që pati ky bunker gjatë luftës, si në mbrojtje ashtu dhe në sulme, në projekt është paraparë të improvizohet një i tillë pikërisht aty ku ishte gjatë luftës. Përmbylja e mureve me bedena dhe të çarat në muret e portave harkore ia shton edhe më tepër madhështinë memorialit.
Me pjertësi minimale nga brenda me anë të të cilave bëhet kullimi i ujit të mbledhur në dheun brenda mureve, u ngjajnë frengjive të kalave të vjetra iliro-shqiptare.
Bashkëpunimi
Projektuesit e memorialit janë: arkitekti Nexhadi Zulbehari nga Sellca me
skulptorin prishtinas Fatmir Hoxha, ndërsa realizimi i projektit u bë nga mjeshtrit e mrekullueshëm prej Kukësi nën udhëheqjen e sellcasit Xhemali Rexhepi – mbikqyrës i punimeve.
Mjetet financiare për realizimin e këtij projekti të madh janë siguruar kryesisht nga banorët e fshatit Sellcë ndërsa pjesa tjetër është plotësuar nga banorët e rrethit të Tetovës e më gjërë. Sipas tä dhënave nga evidenca e shpenzimeve, të mbajtura nga z. Rami Rexhepi, kostoja e punimeve vetëm
gjatë vitit 2003 është si vijon:
me
…5.000,00 DM
….117.480,00 DM
Punime nga banorët e Sellcës, të shprehura në vlerë parashë.
Kontribut në para nga ana e sellcasve si dhe të tjerëve.
Bashkimi Demokratik për Integrim – (BDI)….
Para të siguruara nga angazhimi i ministrit M. Ajdini…..
Nga donatorë të jashtem (sipas udhëheqësit të punimeve Rami Rexhepi) …2.000,00 DM
Gjithsej:
…32.400,00 DM
.54.000,00 DM
…281.630,00 DM
Gjatë vitit 2003 është realiazuar rreth 2/3 e projektit. Punimet vazhdojnë në pranverën e v.2004 deri në përfundimin e tyre.

Burimi: Sellca nder shekuj – Qazim Kurtishi Arnori – fq:269,270,271,272.

Related posts

Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian

Gjyla Halili

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Gjyla Halili

Lladrovci pret të rinjtë e “Brain Gain” të cilët dhuruan 440 tituj librash

Gjyla Halili

Leave a Comment