SHOWBIZ

Pse Mbreti Charles III i ka gishtat e fryrë?

Gishtat e fryrë të mbretit Charles III kanë qenë edhe një herë temë bisede gjatë kurorëzimit të tij. Është diçka që ka tërhequr vëmendjen e publikut prej disa vitesh dhe fakti që sot ai ishte në qendër të vëmendjes me rastin e kurorëzimit, është bërë sërish çështje diskutimi.

Një problem mjekësor që nuk ka pasur një diagnozë zyrtare publikisht, por ka disa teori që duken të arsyeshme. Më e “rrahura” është se Mbreti Charles III vuan nga edema, të cilën Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) e përshkruan si “ënjtje në kyçet, duart dhe këmbët, e cila shpesh shkaktohet nga grumbullimi i lëngjeve në këto zona”.

Ndër shkaqet e zakonshme të edemës është “qëndrimi ulur në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë”. Megjithatë, NHS gjithashtu thekson se edema shpesh largohet vetë, gjë që nuk duket të jetë rasti për Charles III.

Teoria numër dy është paraqitur nga Dr. Gareth Nye, i cili foli për gazetën britanike “The Daily Star”. Ky doktor beson se Mbreti vuan nga daktiliti, si një efekt anësor i artritit: “Kjo është veçanërisht e vërtetë për nyjet që përdoren më shpesh, gjë që mund të biem dakord se është rasti i dorës. Gjendja më e zakonshme e lidhur me gishtat e fryrë është daktiliti, i cili është unik në atë që ënjtja mbetet edhe nëse kontrollohet inflamacioni themelor”.

Kjo duket se mbështetet nga Dr. Chun Tang, i cili i tha “Daily Mail”-it se “gishtërinjtë e fryrë janë shpesh një simptomë e grumbullimit të lëngjeve, të cilat mund të shkaktohen nga probleme të shumta shëndetësore.

“Kjo gjendje vjen për shkak të inflamacionit dhe mund të jetë rezultat i artritit, infeksioneve të shumta bakteriale apo edhe tuberkulozit. Mundësi të tjera përfshijnë nivele të larta të kripës, reaksione alergjike, efekte anësore të ilaçeve, lëndime dhe sëmundje autoimune”, thotë Tang.

Banner

Related posts

Ftesë në 5/ Kiara-Luiz, lojë apo dashuri? Habit i ftuari: Bëni dashuri aty brenda!

admin

Do të takohem me mamanë e Luizit, dasma do të bëhet në kishë

admin

Britanikja që jeton në Australi prej 11 vjetësh pret deportimin pas falimentimin të biznesit, edhe pse peticioni i mbrojtjes arrin 20,000 (fotot)

admin

Leave a Comment