Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë dërgoi urim për pjesëtarët e policisë së Maqedonisë, për të punësuarit në MPB.
“Kjo është dita në të cilën u japim mirënjohje nëpunësve policorë të cilët e vënë në rrezik jetën e tyre, derisa i kryejnë detyrat e tyre të punës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Kam nderin si ministër i Punëve të Brendshme për mundësinë çdo ditë të bashkëpunoj me nëpunësit policorë në shtet dhe të bindem në përkushtimin e palëkundur në atë se çfarë do të thotë mbrojtja e të mirave publike, në mbrojtjen e sigurisë publike, respektimin e ligjeve dhe sigurinë e komunitetit”, tha Spasovski në video urimin.
Duke theksuar se nuk ka asgjë më fisnike nga ajo se nëpunësit policorë janë në vijat e para të mbrojtjes të sovranitetit shtetëror, të sigurisë së qytetarëve, duke garantuar paqe dhe siguri për të gjithë, ministri Spasovski tha se nëpunësit policorë janë simboli i besimit në institucione.
“Të nderuar kolegë, ju jeni simboli i besimit në institucione. Pikërisht uniforma policore ngjall ndjenjën e sigurisë, të jetës së qetë. Ju jini miku i parë i qytetarit, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, për sigurinë në trafik, për deliktet pronësore, misioneve të shpëtimit ose të ndonjë aksioni më kompleks operativ, siç janë ato për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë, migracioni ilegal ose përballje me grup të organizuar kriminal… Për të gjitha këto aktivitete investimi është enorm, për arsye se shumë shpesh mund të jenë edhe shumë të rrezikshme”, theksoi ministri Spasovski.
Duke folur se sot policia e Maqedonisë është e qytetarëve, Spasovski theksoi se për këtë flasin vetë rezultatet në MPB.
“Sot me kënaqësi mund të them se policia e Maqedonisë është e qytetarëve, por e pakompromis në çështjet me kriminalitetin. Efikasiteti i saj nga viti në vit rritet, dhe me këtë rritet edhe besimi në institucion dhe për këtë flasin rezultatet, Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, në shoqërinë e 36-të vendeve më të sigurta në botë. Vitin 2022 e përfunduam me rezultatet më të mira në 30 vitet e fundit. Këto janë rezultate tona të përbashkëta!, tha Spasovski.
Spasovski potencoi se është krijuar polici e fuqishme dhe e kënaqur dhe qytetarë të sigurt dhe të qetë.
“Me thuajse 80 objekte të rinovuara në tërë shtetin, me uniforma dhe pajisje të reja, pesë bonus paga të paguara, për shumë shpejt edhe bonus pagën e gjashtë, në katër raste paga të rritura nga viti 2017 e këtej, nxisim punën operative në terren me çfarë e zvogëluam kriminalitetin. Dhe nuk tërhiqemi nga agjenda jonë me qëllim të arritjes të rezultateve sa më të mira dhe siguri edhe më të madhe!”, tha Spasovski.
Duke uruar 7 Majin, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski të punësuarve në MPB iu dëshiroi shendet dhe prosperitet, si dhe shumë suksese dhe rezultate më të mira.