SHQIPËRI

Mali i Zi shpall 7 majin ditë zie për të vrarët në Serbi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar se Qeveria e tij ka vendosur ta shpallë 7 majin ditë zie, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit në Serbi.

Një 13-vjeçar vrau ditë më parë tetë nxënës dhe një rojë të shkollës në Beograd, ndërsa në një sulm tjetër në Mladenovac u vranë edhe tetë persona të tjerë.

Abazoviq ka shkruar të premten në Twitter duke njoftuar për vendimin dhe duke shprehur ngushëllime.

“Mali i Zi është me Serbinë dhe qytetarët e vet në këto momente të vështira e tragjike. U shprehim ngushëllime familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejt e të lehtë të lënduarve. Me këtë rast, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ta shpallë të dielën, 7 majin, ditë zie në gjithë shtetin”, ka shkruar Abazoviq.

Banner

Related posts

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

admin

Monika Kryemadhi kaloi në këmbë kufirin 1 ditë para se të kalonte paratë tek oligarku rus nga llogaria e saj në Zvicër, u kthye një ditë pas

admin

Me thirrjet “UÇK”, tifozët Kuq e Zi në mbështetje të të arrestuarit nga Specialja

admin

Leave a Comment