KOSOVË

Një djalë në BeH paralajmëroi masakër si në Beograd, arrestohet nga policia

Një djalë nga Bihaqi përmes rrjeteve sociale publikoi një status në të cilin kërcënohet se do të bëjë skenar të ngjashëm si në Beograd, transmeton N1 Sarajevë.

Bëhet fjalë për një të ri i cili është ish nxënës në një gjimnaz të përzier në Bihaq.

“Ai djalë i cili vrau tetë fëmijë për mua është mbret! Një kohë të gjatë po përgatis një gjë të tillë për shkollën ekonomike në Bihaq. Do të jetë masakër e paharruar në Bihaq, betohem me jetë! Kur të gjithë dinit të më gjykoni dhe të më shmangni, për këtë arsye do të ketë terror”, shkroi i riu në rrjetet sociale. 

Menjëherë vijoi kumtesa nga Shkolla e Mesme e Përzier. 

“I njoftojmë të gjithë nxënësit e shkollës sonë, si dhe prindërit e tyre, se për shkak të situatës së shkaktuar për shkak të publikimit të ish nxënësit tonë Z.A., nuk ka nevojë për panik. Organet kompetente ishin informuar në mënyrë adekuate dhe me kohë dhe reaguan sipas autorizimeve të tyre”, bëhet e ditur në kumtesë. 

Related posts

Sherr në TikTok, plagosen dy persona në Durrës

admin

Në Shqipëri humbën 36 të mitur nga Siria dhe Irani

admin

SHBA: Zgjidhja e ngërçit politik në Mal të Zi, të bëhet përmes zgjedhjeve të hershme

admin

Leave a Comment