SHOWBIZ

“Vokal mbresëlënës, kënga mbart mesazh të fortë”, BBC shkruan për këngën e Shqipërisë në Eurosong 2023

Banner

Pak ditë na ndajnë nga magjia e Festivalit Europian të këngës, Eurosong 2023, ku do të performojnë 37 shtete, mes tyre edhe Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet me këngën ‘Duje’, kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Duke qenë Festivali më i rëndësishëm i Këngës në Europë, momentalisht është edhe më i komentuari nga mediat prestigjioze botërore.

Së fundmi, korrespondenti i muzikës në BBC, Mark Savage, ka komentuar të gjitha këngët dhe artistët pjesëmarrës në Eurosong 2023, me tyre edhe këngën përfaqësuese të Shqipërisë, për të cilën shprehet:

“Teatrale dhe dramatike, hyrja e Shqipërisë mbart një mesazh të fortë për ndikimin e divorcit tek fëmijët. Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e bashkuar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, duke përfshirë mamin dhe babin. Ajo zhurmë shkuljeje është zhurma e Albinës që të tërheq telat e zemrës”.

Konkursi i 67-të i këngës në Eurovizion do të mbahet këtë vit në Liverpool të Britanisë së Madhe. Gjysmëfinalja do të jetë në datat 9 dhe 11 Maj, ndërsa nata finale në 13 Maj.

Sipas shortit të zhvilluar disa javë më parë, këngëtarja shqiptare Albina Kelmendi, së bashku me familjen e saj do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë të Festivalit Europian të Këngës, më 11 Maj. 

Banner

Related posts

Këshilla për agjërim më të lehtë dhe më të shëndetshëm nga dietologia turke

admin

“Nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë…” Romanca mes Keisit dhe Kristit brenda BBV, reagon e dashura e banorit

admin

Habit babai i Deas: Olta Gixhari fituesja morale, u tregua më burrë se burrat

admin

Leave a Comment