KOSOVË

Dy të plagosurit në gjendje kritike për jetën, pas masakrës në Beograd

Pesë persona të lënduar në sulmin e armatosur që ndodhi të mërkurën në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd, janë në gjende të qëndrueshme shëndetësore, ndërkohë që një fëmijë është në gjendje kritike por me shenja përmirësimi, ndërsa një fëmijë tjetër është në gjendje kritike dhe është në rrezik për jetën, thanë udhëheqësit e institucioneve shëndetësore në Serbi.

Drejtoresha e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, Milika Ashanin, tha se gjendja shëndetësore e dy nxënësve dhe një mësueseje është shumë më e mirë, raporton mediumi lokal Beta.

Pacienti i katërt, siç tha Ashanin, ishte sjellë në Qendrën Klinike si i plagosuri më i rëndë, me plagë me armë zjarri në kraharor, qafë dhe shtyllë kurrizore.

“Dje [e mërkurë] e kaloi gjithë ditën në sallën e operacionit, ishin dy operacione. Është më mirë, është zgjuar, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe duhet ta kualifikojmë sikur situata të jetë kritike”, tha Ashanin.

Ajo tha se për të enjten janë planifikuar një sërë kontrollesh, për të përcaktuar efektet e operacioneve të kryera një ditë më parë.

Drejtori i Klinikës Universitare të Fëmijëve në Tirshovë, Sinisha Duçiç, tha se nga tre pacientë në atë klinikë, dy djem me plagë nga armë zjarri në këmbë janë mirë dhe në gjendje të qëndrueshme, duke marrë terapi me antibiotikë dhe se mund të lirohen në shtëpi ditët në vijim.

“Vajza e cila iu nënshtrua një operacioni urgjent dje [të mërkurën] për shkak të lëndimeve në kokë është në rrezik për jetën, mbetet në gjendje kritike. Mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj e përgjithshme është shumë e rëndë dhe është në rrezik për jetën”, tha Duçiç dhe shtoi se për momentin nuk është planifikuar ndonjë operacion tjetër.

Tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës në një sulm të armatosur nga një nxënës 13 vjeç në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.

Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën, sulmuesi u arrestua.

Related posts

Me urdhër të SPAK-ut arrestohet një tjetër ish-kryetar bashkie në Shqipëri

admin

“Çka dreqin ju solli këtu?”, Von Cramon pyet policët në Zveçan

admin

Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Leave a Comment