SHOWBIZ

Ushqimet që nuk duhet ti vendosni asnjëherë në frigorifer

Mund të bëni më shumë dëm sesa mirë duke i vendosur disa ushqime në frigorifer. Shumë njerëz mendojnë se vendosja e domateve apo e disa produkteve te tjera në frigorifer mund t’i mbajë ato të freskëta për më gjatë, por në fakt është e kundërta.

Mjalti – Dihet se mjalti kristalizohet në temperatura të ftohta dhe do të zgjasë shumë më gjatë se sa mendoni në temperaturën e dhomës pa e prishur konsistencën e tij.

Patatet – Temperaturat e ftohta e shndërrojnë niseshtenë e patates në sheqer, duke rezultuar në një shije të ëmbël dhe një strukturë të ashpër. Në vend të kësaj, mbajini ato në një qese letre në një vend të freskët dhe të errët.

Qepët – Qepët kanë nevojë për qarkullim ajri për të qëndruar të freskëta, prandaj mbajini në një qese letre me vrima, por larg patateve pasi mund t’i prishin ato me gazin dhe lagështinë e tyre.

Domatet – Nëse dëshironi të shijoni domate të freskëta, mos i vendosni në frigorifer ku ajri i ftohtë i bën ato të lëmuara dhe ngadalëson rrugët kimike që kontribuojnë në aromë.

Mollët – Një mollë e freskët do të humbasi freskinë dhe shijen nëse i mbani në frigorifer.

Banane – Në frigorifer, bananet nuk piqen mirë dhe lëkura e tyre nxihet para kohe. Në vend të kësaj, ruajeni këtë frutë në temperaturën e dhomës.

Avokado – Nëse avokado nuk është ende i pjekur, mbajtja e tij në frigorifer nuk do t’i bëjë mirë. Avokadot mbahen më mirë në temperaturën e dhomës derisa të arrijnë pjekurinë e tyre.

Vaji i ullirit – Vaji i ullirit duhet të mbahet në një vend të freskët dhe të errët, por jo në frigorifer, pasi ambienti i ftohtë prish konsistencën.

Gjalpë – Gjalpi mund të zgjasë deri në dy javë në temperaturën e dhomës, veçanërisht nëse mbahet në një enë hermetike. Mund të zgjasë më gjatë në frigorifer, por këshilla është të ndani sasinë që do të përdorni brenda një jave dhe mbajeni pjesën tjetër në frigorifer.

Agrumet – Agrumet do të zgjasin në temperaturën e dhomës dhe do të kenë shije më të mirë, për rreth një javë.

Related posts

“Nuk jam fanse e Luizit!” Në fillim e bullizonte, pastaj e bëri mik, ç’ndryshoi në raportin Efi-Luiz?

admin

Video ‘mbijetese’/ Eksperti i ‘kung fu’ lufton me tufën e majmunëve të egër që e sulmojnë në rezervatin tibetian (fotot)

admin

Telefonat do të paralajmërojnë tërmetet në të ardhmen

admin

Leave a Comment