AKTUALE

Deputetja Ajdari në Ditën e Lirisë së Shtypit: Inkurajoj mediat për raportim objektiv!

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, në Ditën e Lirisë së Shtypit, ka deklaruar se liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe vet Liria e Shtypit.

Liria e shtypit gjithmonë ka qenë një sfidë reale për punonjësit mediatik por një parim dhe kërkesë e domosdoshme profesionale pa të cilën nuk mund të zhvillohet gazetaria e mirëfilltë, ka deklaruar deputetja Ajdari.

Postimi i plotë i znj. Ajdari:

Si profesoreshë Universitare e Medias ku kam dhënë dhe do vazhdoj të jap kontributin tim profesional besoj se liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe vet Liria e Shtypit.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua të shpreh konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme. Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim objektiv e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.
Liria e shtypit gjithmonë ka qenë një sfidë reale për punonjësit mediatik por një parim dhe kërkesë e domosdoshme profesionale pa të cilën nuk mund të zhvillohet gazetaria e mirëfilltë.

Banner

Related posts

DASH mund të kërkojë nga aplikantët për vizë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Gjyla Halili

Komuna e Gazi Babës ende nuk zbaton gjuhën shqipe

admin

BDI rithekson përkushtimin e saj ndaj paqes, sigurisë kolektive dhe partneritetit të pathyeshëm me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian

Gjyla Halili

Leave a Comment