SPORT

Trepça-Peja, ndalon shitja e biletave

Banner

Sonte luhet ndeshja e parë e serisë së finales së “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça e pret KB Pejën në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00.

Interesimi për ta shikuar ndeshjen është tejet i madh, dhe këtë gjë më së miri e tregon situata që është krijuar në Mitrovicë.

Mitrovicasit po presin në radhë të gjata për një biletë, dhe si duket një grumbull i konsiderueshëm i tifozëve kanë humbur durimin.

Tifozë të shumtë kanë tentuar të hynë në dyqanin zyrtar të KB Trepçës, ku më pas u nevojit edhe ndërhyrja e forcave policore për ta vënë situatën në kontrolle.

/BotaSot/

Banner

Related posts

FTESË PËR NDJEKJEN E NDESHJES SË FUTBOLLIT: KF DEÇIQ KUNDËR TNS (WAL)

Gjyla Halili

Trajneri i skuadrës spanjolle e shpreh hapur frikën nga Muriqi

admin

“Zbulohet” këshilla që i ndryshoi Messit karrierën  

admin

Leave a Comment