SPORT

Legjenda e Manchester Utd ngre në qiell portugezin

Rio Ferdinand, ish-futbollisti legjendar i Manchester United, ka vlerësuar mesfushorin portugez, Bruno Fernandes, për atë që po jep te “Djajtë e Kuq”.

“A i keni parë statistikat e Brunos? Uau! Ai djalë… Ajo që po bën është e jashtëzakonshme.

Nëse do të ishte tek Arsenali, me siguri në këtë moment do t’i kishin bërë një statujë në “Emirates” me shifrat që ka arritur”.

Ferdinand e sheh portugezin si kapitem të Man. United.

Nëse Bruno e meriton të jetë kapiten sezonin e ardhshëm? 100%.

Që kur nënshkroi, ai ka qenë lojtari më me ndikim që kemi pasur. Ai ka mbajtur shiritin në krahë kur Maguire nuk ka luajtur.

Mendoj se është e natyrshme që ai të jetë kapiten sezonin e ardhshëm”.

Bruno Fernandes, 28 vjeç, është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga janari 2020. Ai ka shënuar 11 gola dhe numëron 12 asistime në 52 ndeshje këtë sezon.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Bornemouth – Manchester City, formacionet zyrtare

admin

Ish-sulmuesi i Arsenalit bie pre e hajnave: Më kanë vjedhur 400 mijë paund

admin

Usyk nuk ka frikë nga Fury

admin

Leave a Comment