Po ndodhin zhvillime dramatike në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Bashkë me zgjedhjet që po afrohen janë shtuar edhe takimet dhe lëvizjet në terren në mënyrë të përgatitjes për një garë që do të jetë tejet interesante. Së fundmi janë realizuar takime që dikur kanë qenë të pa imagjinueshme. Në momentin kur thuhej që kampi politikë shqiptarë mbeti pa opozitë, pikërisht në këtë kohë, opozita shqiptare është në proces të konsolidimit si asnjëherë më parë. Pra, nga rreziku që shqiptarët po ngelin pa opozitë situata po shkon drejt formimit të një opozite më të fuqishme se asnjëherë më parë. Trinomi Lëvizja Besa- Alternativa – grupi zjarrit nëse arrijnë të bashkohen pesha e tyre në opinion është diametralisht shumë më e madhe se sa e partive nga boshti pushtetit. Lëvizja Besa si asnjëherë më parë është rikthyer fuqishëm, duke marrë një simpati dhe pranueshmëri në rajonin e Pollogut, mbase kreu i kësaj partie prinë edhe në krye të Komunës së Tetovës, rajoni i Shkupit nga takimet që janë bërë me qytetarë shihet qartazi që shumica qëndron në anën e grupit të zjarrit, nga ana tjetër Alternativa qëndron fuqishëm në rajonin e Shkupit gjithashtu edhe në Kumanovë. Një llogaritje e lehtë dhe e thjeshtë të duhet për të parë situatën reale politike që në rast të konsolidimit të opozitës shqiptare, mund të arrijnë të përfaqësohen në Kuvend me një numër tejet të lartë deputetëve, sepse shqiptarët e duan bashkimin dhe janë për secilin bashkim që ndodhë. Një bashkim opozitarë do të kthente edhe votat shqiptare në vendin e vet që dikur si pasojë e mos bashkimit opozitar një numër i madh votash ikën në kampin maqedonas.
Opozita shqiptare drejt fuqizimit përmes bashkimit –
Kryetarët e partive opozitare nga blloku shqiptar Lëvizja Besa dhe Alternativa, Bilal Kasami dhe Afrim Gashi kanë pasur një takim javën që lamë pas, i cili sipas burimeve nga të dyja partitë, është një përpjekje fillestare për të “shkrirë akullin” mes dy partive në drejtimin e një bashkëpunimi të mundshëm më serioz në të ardhmen. Ky është takimi i parë mes dy krerëve të partive në më shumë se katër vjet prej kur i ndanë edhe rrugët e tyre, sipas asaj që dihet deri tani për publikun.
Sipas të njëjtave burime të cilave u referohet TV24, takimi nuk ka qenë për bashkëpunim thelbësor, por vetëm takim fillestar, pasi të dyja palët kanë paralajmëruar disa herë mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen, qëllimi i të cilit do të ishte dhënia fund e qeverisjes së BDI-së dhe partia e Ali Ahmetit të kalojë në opozitë. TV 24 u dërgoi pyetje të dyja palëve lidhur me takimin. Sipas përgjigjes që kanë marrë nga Besa, takimin as e konfirmojnë e as e mohojnë.
“Lëvizja Besa është e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike opozitare. Komunikimi dhe takimet mes partive opozitare janë normale”, thanë nga Besa në përgjigje. Përgjigje më e drejtpërdrejtë ka ardhur nga partia e Afrim Gashit, Alternativa, ku kanë thënë se lideri i tyre po takohet me disa autoritete politike dhe se sigurisht që ka kontakte mes Alternativës dhe Besës.
“Sigurisht që ka kontakte mes Alternativës dhe Besës dhe duhet të presim nëse do të ketë bashkëpunim dhe si do të duket. Si parti që qëndron për një lloj tjetër vlerash, tema kryesore e së cilës është lufta kundër korrupsionit, por edhe integrimi evropian, do të donim të gjenim partnerë me të cilët mund të bashkëpunonim për këto parime. Të gjithë jemi dakord që është koha që edhe te shqiptarët të ketë ndryshime. Është koha për një alternativë të re”, kanë thënë nga Alternativa e Gashit.
Gjithashtu edhe Orhan Murtezani nga Alternativa ka thënë se qytetarët janë të vendosur që në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të ndodhin ato, kësaj qeverie t’ia dorëzojnë faturën për qeverisjen e papërgjegjshme, shpërdoruese dhe korruptive duke i vënë pikën mundësisë për rikthimin e tyre në Qeveri.
“Aktorët kryesorë në qeveri kanë shumë arsye për t’u frikësuar. Njëra është sigurisht frika nga propozimi i Alternativës për të parandaluar vjetërsimin e veprave penale nga korrupsioni politik. Prandaj, një sërë zyrtarësh të BDI-së dhe LSDM-së po planifikojnë të parandalojnë potencialin për konsolidim të opozitës shqiptare. Megjithatë, asgjë nuk mund t’i ndalë proceset që janë të patjetërsueshme për ndërrimin e qeverisë” tha Murtezani, duke aluduar në një bashkëpunim mes Alternatives, Besës si dhe grupit të zjarrit që tashmë po funksionon si fraksion përbrenda BDI-së.
Trinomi Lëvizja Besa – Alternativa – grupi zjarrit mund të arrijnë rezultate të paparashikueshme –
Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Në rast të bashkimit të opozitës shqiptare gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.
Lëvizja Besa si parti opozitare është fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë.
Nga ana tjetër Alternativa dhe grupi zjarrit së bashku qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrin numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikon në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë.
Nga ana tjetër Alternativa dhe grupi zjarrit së bashku qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrin numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikon në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë.
Prandaj, bashkimi opozitarë do të jetë një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe do të ndikojë në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe do të jenë pro secilit bashkim. Dhe, një koalicion i tillë do të ndikonte qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve, nuk përjashtohet mundësia që mund të kenë edhe mbi 10 deputetë në legjislaturën e ardhshme.