KOSOVË

Kobra mbetet në burg

Banner

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Dibran Hoxhes (Kobra) dhe katër personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren. Kështu ka njoftuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.H, A.V,B.M dhe J.B, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet prej datës 03.05.2023 deri më datën 03.07.2023, ndërsa për të pandehurin R.S, masa e paraburgimit do ti llogaritet prej datës nga data 06.05.2023 deri më datën 06.07.2023.”, njoftoi ajo.

Dibran Hoxhaj dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; dhe manipulim me prova.

Ndërsa të dyshuarit e tjerë janë të dyshuar për veprat penale; Manipulim me prova dhe pjesëmarrja në rrahje./21Media

Banner

Related posts

Dënojmë dhunën ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve

admin

Kosova dhe Serbia s’lëvizin nga qëndrimet për dinarin

Gjyla Halili

Draft-statuti i Asociacionit, kërkohet që fillimisht të vlerësohet nga Kushtetuesja

admin

Leave a Comment