KOSOVË

Kosova nuk e pranoi draft-statutin për Asociacionin

Banner

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Kosova nuk do ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.“Sot kemi ardhur te muri”, tha Vuçiç pas takimit që zhvilloi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan REL.Në rend dite ishte paraqitja dhe diskutimi i draft-statutit për formimin e këtij asociacioni.

Ky dokument u paraqit nga Ekipi Menaxhues, që përbëhet prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.Vuçiq tha se draft-statuti është i papranueshëm për Kosovën, për shkak të Kushtetutës së saj. “Në vitin 2015, unë dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Msutafa nënshkruam parimet për Asociacionin dhe tani ata po heqin dorë nga të gjitha parimet, duke thënë se askush nuk mund t’i pranojë ato, sepse kështu e thotë Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, tha presidenti serb.Kurti, dhe Vuçiç miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel. Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Banner

Related posts

Fotot nudo që detyruan kandidatin në Turqi të tërhiqej nga gara për president

admin

Ka vdekur njëri nga të aksidentuarit tek rreth rrotullimi në Prishtinë

admin

Sekuestrohet drogë me vlerë 10 mijë euro në Prishtinë

admin

Leave a Comment