SHOWBIZ

Me fustan të të njëjtit dizajn si Claudia Schiffer, Dua Lipa shkëlqeu në “Met Gala” me gjerdanin 100 karatësh

Banner

Të gjithë sytë ishin te Dua Lipa teksa ajo mbërriti mbrëmë në tapetin e kuq të Met Gala. Si një nga bashkë-prezantuesit e eventit – që nderon ekspozitën e re të Muzeut Metropolitan të Artit, Karl Lagerfeld.

Këngëtarja kosovare, duhej të jepte një pamje magjepsëse. Ylli nuk zhgënjeu. Ajo kishte veshur një fustan ballo të bardhë dhe të zi nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer veshi për koleksionin e modës së vjeshtës në vitin 1992.

Por zgjedhja e aksesorëve të saj – veçanërisht, ai gjerdan me diamant që bie në sy – ka një histori interesante.

Sonte, Lipa u bë ylli i parë që vesh diamantin e ri Legendary të Tiffany & Co. Diamanti i bardhë Legendary është mbi 100 karat.

Kujtojmë se Met Gala, ose Met Ball, i quajtur zyrtarisht Gala e Institutit të Kostumeve ose Përfitimi i Institutit të Kostumeve, është një gala vjetore për mbledhjen e fondeve që mbahet për të mirën e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York City./21Media

Banner

Related posts

Këto aplikacione të smartfonëve do t’ua thjeshtojnë jetën

admin

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri ‘Typebea’

Gjyla Halili

Fifi u bë nënë për herë të parë, tregon emrin e foshnjës

admin

Leave a Comment