SHOWBIZ

Kim Kardashian në Met Gala me veshje të ngjashme si në xhirimet e saj për “Playboy” gjatë vitit 2007

Kim Kardashian bëri dedikime për xhirimin e saj nudo të vitit 2007 në revistën “Playboy” me fustanin me të cilin u paraqit në Met Gala 2023.

42-vjeçarja e cila në fillim të karrierës së saj pozoi me asgjë tjetër veç gjerdanëve me perla, ishte ‘topless’ në një fustan të bardhë, i cili te pjesa e dekoltesë ishte gati i njëjti me xhirimin e saj të vitit 2007.

Ylli shkëlqeu dekoltenë e saj nën përzgjedhjen e gjerdanëve me perla, me fustanin që mburrej me një siluetë ngjyrë shampanjë, shkruan DailyMail.

Një fund i tejdukshëm i përbërë gjithashtu nga gjerdan me perla zbuloi këmbët e holla të bukuroshes kur ajo doli jashtë, ndërsa kishte mbathur edhe një palë taka të bardha dhe një xhaketë të bardhë.

Flokët e saj ishin të stiluara në një topuz elegant dhe ajo kishte aplikuar një makijazh mjaft të theksuar në fytyrën e saj.

Kim u shoqërua nga vajza e saj, North e cila kishte veshur një xhaketë rozë të markës “Chanel” dhe xhinse, të kombinuara me gjerdan me perla ndërsa po shkonte në Met Gala-n e saj të parë.

Nata më e madhe e modës u mbajt si çdo vit tjetër në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City të hënën e parë të majit.

Këtë vit, tema e Met Gala ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”. Dizajneri i ndjerë gjerman ishte drejtori kreativ për një kohë të gjatë i markës “Chanel”. Ai u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare në vitin 2019.

Related posts

Këto janë ushqimet që duhet të konsumohen në mëngjes

admin

Pse na shijon kaq shumë kafja të dielën në krahasim me çdo ditë tjetër të javës?!

admin

Kim Kardashian do të luajë në sezonin 12 të serialit “American Horror Story”

admin

Leave a Comment