AKTUALE

24 vite nga rënia heroike e komandantit Ilaz Kodra, Ahmeti: Ra fizikisht më 30 prill të vitit 1999, por shpirti i tij nuk vdiq kurrë

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar komandanin Ilaz Kodra në 24 vjetorin e rënies së tij heroike.

Ahmeti në statusin e tij përkujtimor shkruan se Ilazi me shokë mbajtën gjallë frymën se liria po vjen në Kosovë, duke i dhënë zëmër gjithësecilit luftarë në betejat për lirinë.

Statusi i plotë:

U bënë sot 24 vite nga rënia heroike e bashkëveprimtarit tim të çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës dhe ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së, Komandantit Ilaz Kodra.

E kujtoj me mall dhe krenari atë atdhedashuri dhe vigjilencë veprimi që reflektonte ai në çastet vendimtare kur jehonte kushtrimi i lirisë.

Ilazi me shokë do të mbante në zemër flakadanin e lirisë pas rënies së Adem e Hamzë Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe të gjithë shokëve të idealit deri në çastet e fundit të jetës.

Ra fizikisht më 30 prill të vitit 1999, por shpirti i tij nuk vdiq kurrë, ishte aty mes shokëve të UÇK-së për t’ju dhënë zemër në betejat e lirisë.

Me madhështinë e një heroi do të jetojë përjetë në zemrat tona si udhërrëfyes veprimi në shërbim të përparimit të kombit.

Lavdi e përjetshme veprimtarisë kombëtare të Ilaz Kodrës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

PTHP: Paraburgim për mësuesen dhe katër dilerët e drogës

admin

VMRO-DPMNE akuza ndaj Grubit dhe Kovaçevskit: Me flamur të BE-së përhapin krimin dhe vjedhin popullin

admin

Presidentja Osmani shpërndan Parlamentin

Gjyla Halili

Leave a Comment