SHQIPËRI

Shkon në katër numri i të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, kapet shtetasja britanike

Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar ditën e sotme në Britani, si të akuzuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ka rënë në pranga edhe britanikja 28-vjeçare Harriet Bridgeman ,e cila akuzohet si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Nikulajt në Shëngjin. Bridgeman është arrestuar në Britani të Madhe dhe pritet ekstradimi i saj.

Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.“- njofton policia.

Më herët u arrestuan Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan përmes një operacioni të gjerë policor, një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.

Pasditen e djeshme një gjykatës i gatshëm në Londër i vlerësoi të ligjshme konform legjislacionit anglez urdhër-arrestet e lëshuara disa ditë më parë nga gjykata e Lezhës.

Top Channel mëson se operacioni për kapjen e tyre është koordinuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Metropolitane angleze dhe agjencinë kundër krimit të organizuar, e njohur si FBI-ja angleze, NCA.

Related posts

Publikohen pamje të keqtrajtimit të personave me aftësi të kufizuara në Bosnje-Hercegovinë

admin

Pamje nga aksidenti tragjik në Greqi ku mbetën të vdekur pesë shqiptar

admin

Mbetën jashtë qeverisë së re, serbët e Malit të Zi në revoltë

admin

Leave a Comment