SPORT

Zhang vendos premi për finalen e Champions League

Banner

Zhang vendos premi për finalen e Champions League!

Inter do të ndeshet me Milanin në gjysmëfinale të Champions League, ku e gjithë bota do të ketë sytë nga kjo sfidë fantastike, një derbi Milano në kompeticionin më  të ndjekur për klube në botë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Steven Zhang, presidenti i klubit të Interit, ka premtuar një premio prej 2 milionë eurosh në total që do të ndahet mes lojtarëve dhe stafit teknik zikaltër, pra rreth 50 mijë euro secili.

Më parë flitej se Zhang kishte vendosur edhe një shpërblim për kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, por kjo gjë ishte mohuar nga stafi zikaltër.

Banner

Related posts

Pioli pas kualifikimit të Milanit: E donim dhe e merituam

admin

Gati firma me mesfushorin 21-vjeçar

admin

Gati transferimi i lojtarit të Maqedonisë së Veriut

admin

Leave a Comment