Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e fundit që të ulë çmimin e gazit, benzinës dhe naftës.
Sipas vendimit, nafta nga 177 lekë për litër do të shitet me 174 lekë, benzina nga 178 lekë do tregëtohet me 177 lekë.
Ndërsa gazi nga 75 lekë, do shitet me 66 lekë.
Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas orës 18:00 të kësaj të premte.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.