SHQIPËRI

Në Kuvend me veshje transparente, ministrja serbe bëhet “hit”

Ministrja serbe e Bujqësisë, Jelena Tanaskoviç është kthyer në personin më të kërkuar në rrjet në orët e fundit dhe kjo jo për shkak të qëndrimeve të saj politike apo ndonjë reforme të shumë pritur.

Tanaskoviç ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe kjo si pasojë e veshjes që kishte zgjedhur për t’u prezantuar në seancës së radhës së Kuvendit serb.

Ministrja u shfaq me një bluzë sensuale, transparente, teksa komentet shpërthyen në rrjet se kjo ishte diçka joetike dhe se Tanaskoviç kishte thyer kodin e sjellës në Asamblenë Kombëtare.

Rregullorja për parimet bazë të punës, sjelljes dhe veshjes së punonjësve të Kuvendit Popullor parashikon që personat në listën e saj duhet të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të rregullt.

Banner

Related posts

23-vjeçarja afrikane vritet nga policia në Maqedoninë e Veriut

admin

Samiti i Berlinit më 16 tetor në Tiranë/ Scholz: Marrëveshja Kosovë-Serbi e rëndësishme për rajonin! Rama: Mbështesim planin e paqes

admin

Shqipëria merr për herë të dytë presidencën e Këshillit të Sigurimit

admin

Leave a Comment