KOSOVË

Kuvendi i Mitrovicës vendos ta hapë për qarkullim urën mbi lumin Ibër

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut të premten ka vendosur për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë.

Kryesuesi i Kuvendit, Nedzat Ugljanin, ka thënë për KOHËN se po e kërkojnë të rikthehet diçka që ka ekzistuar 20 vjet më parë, asgjë më shumë. Ka shtuar se vendimi do t’u dërgohet strukturave të sigurisë për ta siguruar zbatimin e tij.

“Po, sipas ligjshmërisë dhe propozimit të Aida Ferati-Doli që ka kërkuar në kuadër të kuvendit me hy në rend dite ky vendim, është parashtruar si kërkesë dhe ne kemi vendosë për qarkullimin e lirë të automjeteve në hapësirën nga ura. Kjo nuk varet nga kuvendi, por strukturave për siguri, MPB-së, Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it”, ka thënë ai.

Ugljanin ka thënë se është pritur një vendim i tillë, pasi “edhe bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar rivitalizimin e urës”.

13 asamblistë kanë votuar pro vendimit, një ka abstenuar dhe një kundër.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i serbëve të Kosovës, ka thënë Ugljanin.

Related posts

Ndryshime në qeverinë e Shqipërisë, Rama njofton emrat e rinj

admin

​Prizreni me më së shumti deponi të egra të mbeturinave, Gjakova më së paku

admin

Pamje nga arrestimet që bëri Njësia Speciale e Kosovës në veri, konfirmohet arrestimi i Millun Milenkoviç-Llune

admin

Leave a Comment