KOSOVË

Kërkohet llogari për Kosovën, Abazoviq thirret me urgjencë në Parlament

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është thirrur me urgjencë nga Parlamenti për të dhënë sqarime për votën pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Seanca dëgjimore është caktuar më 3 maj.

Kërkesa është bërë me sugjerimin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodraç Lekiç, i cili më herët ishte i mandatuar edhe për të qene kryeministri i Malit të Zi i mbështetur edhe nga deputetët e Partisë Popullore Socialiste, Fronti Demokratik.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovës Dritan Abazoviq tha se Kosova do të mbështetet në të gjitha nismat rajonale dhe evropiane.

Më 24 prillit, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE i kaloj Asamblesë me 33 vota pro nga 46 vende që morën pjesë në votim.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008, por kohët e fundit ka pasur skepticizëm për sjelljen e këtij vendi pas fitore së zgjedhjeve presidenciale nga Jakov Millatoviç i cili u mbështet nga forcat pro serbe.

Banner

Related posts

Jemi aleatë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës

admin

Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë, shoqërohet nga bashkëshortja

admin

Të ulen tensionet në veri të Kosovës, që t’i jepet hapësirë procesit politik të dialogut

admin

Leave a Comment