SHOWBIZ

Sharon Stonë sulmon Kim Kardashian që vendosi të bëhet aktore!

Ka bërë bujë të madhe në komunitetin e aktrimit lajmi se Kim Kardashian do t`i bashkohet sezonin e ardhshëm të “American Horror Story”. Nuk janë të paktë zërat që pyesin se përse një personazh televiziv me pak përvojë në aktrim, siguroi një rol kaq të lakmuar.

Një prej atyre që kritikuan Kardashian për këtë gjë ishte aktorja e famshme, e nominuar për cmimin Oskar, Sharon Stone. Ylli hollivudian kujtoi punën e palodhur dhe përkushtimin që duhet për të arritur në industrinë e aktrimit. Duke komentuar postimin e Access Hollywood në Instagram rreth reagimit të Patti LuPone ndaj Kardashian, Stone iu referua teorisë së autorit Malcolm Gladwell se nevojiten 10,000 orë praktikë për të zotëruar çdo aftësi.

 “Aktrimi mund të mos jetë një operacion në tru, por ne e vlerësojmë artin tonë. Ne studiuam, vuajtëm, vuajmë akoma për të, punuam 10 mijë orë në ditë,”-tha ajo.

Edhe pse Kim është shfaqur më parë në role të vogla episodike në televizion, ky do të jetë roli i saj i parë i madh në aktrim.

Banner

Related posts

Ftesë në 5/ Urime për djalin e dytë, habit moderatorja: Më acaron burri në këtë shtatzëni

admin

Violeta Kukaj ka angazhuar avokat, nis betejën ligjore me ish-burrin

admin

Nuk i shpëtoni dot urisë në mes të natës?! Arsyet shëndetësore pse ndodh ky fenomen

admin

Leave a Comment