SHOWBIZ

Çmimi ‘i kripur’ i biletave për finalen e ‘Big Brother VIP’

Numërimi mbrapsht ka nisur, na ndajnë edhe 9 ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”. 

E kur ende nuk dihet ku do zhvillohet, sepse ka zëra që thonë se mund të mbahet në stadiumin “Air Albania”, sot janë bërë mr dije çmimet e biletave për ata që duan ta shohin finalje nga studio apo ku do zhvillohet. 

Produksioni ka vendosur që të shesë biletat për finalen e madhe me shifra marramendëse që fillojnë nga 500 euro. 

Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar. Sipas dtejtuesve të programit, për arsye sigurie dhe për shkak të kërkesës së lartë, kanë njoftuar se biletat janë të limituara. 

Në rrjet ka pasur reagime të ndryshme për këtë çmim, që kalon dhe çmimet e biletave të koncerteve të shumë artistëve ndërkombëtarë.

Banner

Related posts

“Nuk dua të jem kjo që isha”, Selena Gomez shprehet e penduar për rolin e saj si aktore

admin

Butrint Imeri humb një anëtar të familjes

admin

Qeveria e Indisë i kërkon njerëzve të përqafojnë lopët për ditën e Shën Valentinit (fotot)

admin

Leave a Comment