Në seancën për pyetjet e deputetëve, nga opozitarja VMRO-DPMNE kërkuan përgjigje për marrëveshjen me Behtel dhe Enka. Bojan Stojanovski parashtroi tre pyetje pikërisht për marrëveshjen për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D. Pyetjen e parë deri te kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me dëmshpërblimin e ndërtimeve ilegale që janë në trasenë e korridorit, si dhe për dispozitën që punët të fillojnë pa i kryer procedurat kryesore gjatë shpronësimit, gjë që është kundër Kushtetutës. Iu drejtua zv/kryeministrit të parë Artan Grubi i cili është koordinator për këtë marrëveshje duke i thënë se për këtë marrëveshje do të shkojë në burg.
“Ja ku është Artani, për shkak se shumë po revoltohet, le të dalë dhe le të përgjigjet, kush dhe pse ka propozuar zgjidhje ligjore që të propozojë ligj që është kundër vendimit të Gjykatës kushtetuese ndërsa në mënyrë të vetëdijshme u pajtua që të paguajë gjoba të larta, kjo është pyetja. Për të gjitha pyetjet e tjera, do të të them një gjë, ti do të jesh i pari i cili do të shkojë në burg pasi arushat e bardha të mbrojtura nga grupi yt kriminel do të thirren për të mbajtur përgjegjësi”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.
Në lidhje me pyetjen për shpronësimin, kryeministri Kovaçevski tha se edhe sipas zgjidhjes aktuale punët për autostradën do të zhvillohen pa procedurë të shkallës së dytë.
“Ndryshimet e propozuara për ligjin për shpronësim që janë në procedurë kuvendore vlejnë edhe për momentin, ekzistojnë në zgjidhjen aktuale ligjore. Do të thotë se edhe tani ndërtimi i aksit vazhdon pa procedurë të shkallës së dytë. Me ndryshimet e ligjit për ndërtim ka procedurë të re dhe sistem për ndërtim që së pari merr leje nga projekti urbanistik që do ta përcaktojë trasenë pas çka do të fillojë procedura e shpronësimit të tokës, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Stojanovski e pyeti ministren për punë dhe politikë sociale, Jovana Trençevska nëse është e saktë se në ndërtimin e korridorit do të përfshihen 30% punëtorë nga Maqedonia ndërsa 70% nga jashtë, dhe për ligjin për vendosjen 60 orë punë në javë, ndërsa ministrin e financave e pyeti për dispozitën që ka të bëjë me pagesën e pikave penale.
“Të paktën 51% kompani dhe punëtorë dhe resurset e tjera do të angazhohen nga RMV, do të thotë punëtorë vendas dhe kompani vendase. Bëhet fjalë për punë jashtë orarit të punës për çka punëtorët do të paguhen dhe kjo punë jashtë orarit të punës do të lejohet me deklaratë të shkruar nga punëtori se pajtohet me këtë”, tha Jovana Trençevska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
Bëhet fjalë për mundësi që të realizohet sa më shpejtë që është e mundur dhe me më pak shpenzime. Kjo tani është në duart e Kuvendit. Nëse do të realizohet me më pak shpenzime ose nëse nuk pranohet, projekti do të vazhdojë, ligjet tona nuk e pengojnë projektin, projekti do të realizohet siç është paraparë, vetëm se do të kushtojë më shumë. Nuk bëhet fjalë për pika penale, por për mundësinë që projekti të realizohet më shpejtë”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.
Edhe Eli Panova e cila foli për marrëveshjen për korridorin 8 dhe 10D, e pyeti kryeministrin Kovaçevski, se kush është kryeministër, ai apo Grubi.