AKTUALE

Izet Mexhiti: “Sot nderuam emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova me emërimin e një prej rrugëve më të vjetra pranë Kalasë së Shkupit”

Në prezencën e presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Kadriu dhe bijës së presidentit historik Ibrahim Rugova, Teutës, së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu, ambasadorëve dhe shumë miqve, sot shpalosëm emrin e rrugës Ibrahim Rugova.

Historia nuk i harron emrat e shquar, emrat e atyre që veprat nuk ju vdesin edhe kur ata të kenë kaluar në botën e amshimit!
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut presidentin historik e përkujtojnë gjithmonë me nder, e tani e tutje edhe me emërimin e kësaj rruge e cila është vetëm një nga veprat që mundemi t’i bëjmë në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për madhështinë e kontributit të tij si president i Kosovës!

Kjo ditë historike u përcjell me një vazhdë aktivitetesh në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sheshin Skënderbeu dhe gjithashtu para bustit të Hasan Prishtinës.

Banner

Related posts

Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Pulse” të Koçanit do të fillojë më 19 nëntor

Gjyla Halili

Sela liderëve të VLEN-it: Do të mbaheni mend si Rahman Morina

Gjyla Halili

MINISTRIA E ARSIMIT E EGJIPTIAN NDALON NIKABIN NË SHKOLLA

admin

Leave a Comment