SHOWBIZ

Martesa e dy artistëve të njohur nga Turqia në krizë, mësohet arsyeja

Zemrat e publiku shqiptarë i rrëmbyen përmes roleve të “Nerimanit” dhe “Maxhidit” nga seriali “Midis dy lagjesh” që u transmetua në ekranin e RTV21, bëhet fjalë për dyshen e njohur të kinematografisë turke, Neslihan Atagul dhe Kadir Douglu.

Pikërisht ky serial ishte vendi ku lindi dashuria midis Neslihanit dhe Kadirit.

Dyshja u martuan në korrik të vitit 2016. Dasma e tyre mori vëmendjen e të gjithëve, të ftuar të shumtë dhe një ceremoni madhështore mbahet mend ende.

Por, mediat turke po raportojnë se çifti i njohur është afër ndarjes. Sipas tyre, arsyeja e problemeve martesore është Sezer Çakır për të cilën thuhet se ësht  “ish-gruaja e Kadirit”.

Për këto akuza ka reaguar edhe vet Sezer.

“Ndjeva nevojën për ta bërë këtë deklaratë për respekt për Kadirin, familjen e tij dhe familjen time, duke thënë se megjithëse nuk i marr shumë seriozisht akuzat e bëra për mua në rrjetet sociale këto ditët e fundit, heshtja ime për situatën do të përkeqësohet sepse familja ime dhe miqtë e ngushtë e dinë të vërtetën. Unë nuk jam figurë e tabloidit. Për këtë arsye është tejet shqetësuese përfshirja në lajme të tilla. Kadir është një mik i imi shumë i dashur. Si të gjithë miqtë e mi që më rrethojnë… Ky lajm është thjesht një skenar i bërë me qëllime të këqija. Një gjë e tillë nuk bëhet fjalë”, ka reaguar Sezer Çakır./21Media

Banner

Related posts

Michelle Yeoh, nga Miss Malajzia tek fituesja e parë aziatike e Oscarit për aktoren më të mirë

admin

Përse dhemb stomaku nëse pini ujë me vrull esëll

admin

“R333 Limited Edition”, VW pritet të befasojë me një Golf të veçantë

admin

Leave a Comment